25 Janar 2018 - Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 27 Janar 2018 (E Shtunë) nga ora 08:00 deri në 10:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 (110/10 kV) në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm për eliminimin e kontakteve jo korrekte në anën 10 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion, përkatësisht konsumatorët që furnizohen nga transformatori TR1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 18 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.