23 Janar 2018 - Mbahet Dëgjim Publik për projektet e KOSTT sh.a në Drenas dhe Rahovec

Me datë 22 dhe 23 Janar 2018, nën organizimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT sh.a) dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, u mbajtën Dëgjime Publike në Komunën e Drenasit si dhe në Komunen e Rahovecit, për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projekteve në kuadër të projektit për Zhvillimin e Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike të Republikës së Kosovës : LOT 3- Largpërçuesit dhe kabllot transmetuese.

Në kuadër të këtij LOT-i parashihet ndërtimi i linjës ajrore 220kV për kyçjen e Nënstacionit Drenas dhe përfshin zonat kadastrale: Drenas, Krajkovë, Shtrubullovë-Komuna e Drenasit, si dhe ndërtimi i linjës ajrore 110kV Therandë-Nënstacioni Rahovec dhe përfshin zonat kadastrale: Rahovec, Hoqë e Madhe, Zoqishtë, Opterushë dhe Brestovc-Komuna e Rahovecit dhe zonat kadastrale Suharekë, Reshtan, Studentqan, Samadrexhë të Komunës së Suharekës.

Gjatë këtyre debateve në të cilat morën pjesë qytetarët e komunave respektive dhe përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe të komunave të Drenasit dhe Rahovecit ekspertet e fushës së energjetikës të KOSTT sh.a, folën para të pranishmëve mbi rëndësinë që ka realizimi i këtyre projekteve për sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për komunat e tyre. Ndërsa dëgjimi publik për Komunën e Therandës do të mbahet me datë 24 janar 2018 në sallën e Kuvendit Komunal të Therandës nga ora 10:30.

Projekti për Zhvillimin e Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike të Republikës së Kosovës është projekt i KOSTT sh.a dhe bashkë-financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Debat Publik ne Komunen e Rahovecit Debat Publik në Komunën e Rahovecit

Debat Publik ne Komunen e Drenasit 2Debat Publik në Komunën e Drenasit