12 Janar 2018 - u.d Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim Kryetarin e Dragashit

u.d Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Kadri Kadriu me bashkëpunëtorë, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Dragashit z.Shaban Shabani, me të cilin bisedoi rreth gjendjes së rrjetit transmetues në rajonin e Dragashit si dhe planeve për zgjerim në këtë rajon.
z.Kadriu e njoftoi z.Shabani që KOSTT ka paraparë në Planin Zhvillimor dhe Investiv ndërtimin e Nënstacionit 110 kV në Dragash ku planifikohet që të lidhet edhe një linjë e re interkonektive me Shqipërinë e nivelit të tensionit 110 kV. Ky projekt planifikohet që të realizohet përmes pakos së projekteve në kuadër të fazës VI dhe VII të Zgjerimit të Rrjetit Transmetues në bashkëfinancim me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW.
Kryetari i Dragashit u shpreh i interesuar për realizimin e këtij projekti i cili do të ndikoj në krijimin e kushteve për zhvillim të turizmit dhe zhvillim ekonomik për komunën që ai drejton.

ud kshe me ish kryetari i dragashit