8 DHjetor 2017 - Punime të planifikuara në NS 110/10 kV Prishtina 2

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të domosdoshme për rehabilitimin e ndarësit 10 kV në fushën e transformatorit TR1 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2, me datë 10 dhjetor 2017 (E Dielë) nga ora 09:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit në fjalë.
Gjatë intervalit kohor të lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Prishtina 2 do të mbesin pa furnizimin me energji elektrike (redukimi i parashikuar 45 MW).

Në vijim, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH), nga data 10 dhjetor 2017 ora 13:00 deri me datë 18 dhjetor 2017 do të mbesin të shkyçur transformatorët energjetik TR2 dhe TR3 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2, derisa transfromatori TR1 do të jetë në operim.

Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Prishtina 2 mund të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike, në qoftë se ngarkesa tejkalon 46.5 MW.

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti dhe punimeve të planifikuara në NS 110/10 kv Prishtina 2.