8 Dhjetor 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Vushtrri 1

Njoftohen qytetarët që me datë 10 Dhjetor 2017, nga ora 07:00 deri në 10:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Vushtrri 1, për ta bartur konsumin në linjën 35 kV që lidhë NS Vushtrri 1 me NS Mitrovica 2 në mënyrë qe të mundësohet ndrrimi i termometrit.

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, në fillim dhe mbarim të punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga NS Vushtrri 1, në kohëzgjatje prej 10 minutave respektivisht nga ora 07:00 deri në 07:10, si dhe nga ora 10:00 deri në 10:10. (parashikohen redukime 6MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.