7 Dhjetor 2017 - Menaxhmenti i KOSTT priti në takim një delegacion të zyrtarëve të lartë të Republikës Federale Gjermane

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Kadri Kadriu me bashkëpunëtorë, pritën sot në takim një delegacion të zyrtarëve të lartë të Repubikës Federale Gjermane të udhëhequr nga znj.Heike Backofen-Warnecke, Zëvendësshefe e Divizionit për EJL dhe Kaukazin e Jugut në Ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës Federale Gjermane dhe drejtori i Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Kosovë dhe Maqedoni z. René Eschemann.

z.Kadriu fillimisht falënderoi delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme për KOSTT, sidomos duke pasur parasysh që shërbimet të cilat i realizon janë qenësore për funksionimin e tërësishëm të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike. z.Kadriu poashtu ka shpjegur vështirësitë me të cilat po përballet KOSTT në ushtrimin e mandatit të saj të plotë si Operator i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtare, si pasojë e obstruksioneve të vazhdueshme nga ana e operatorit të sistemit transmetues të Serbisë (EMS).
Delegacioni gjerman gjithashtu u njoftuan në hollësi rreth avansimit dhe zhvillimit të Sistemit Transmetues të Kosovës me përkrahjen e fondeve gjermane, si dhe me progresin e projekteve aktuale të fazes IV dhe V të bashkëfinancuara me Bankën gjermane për zhvillim (KfW).
Znj. Backofen-Warnecke, u shpreh e kënaqur me progresin në KOSTT si dhe shprehu gatishmërinë për mbëhteteje të mëtutjeshme.
Të pranishëm në takim ishin edhe znj Anja Becky, sekretare e parë në Ambasadën e RF të Gjermanisë në Kosovë si dhe znj Ganimete Huruglica zv.drejtoreshë e KfW në Kosovë.

kostt zyrtaret te larte te gjermanis 1
kostt zyrtaret te larte te gjermanis 2