8 Dhjetor 2017 - Shkaktohet lidhje e shkurtër në fushën e transformatorit TR1 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Sot me 8 dhjetor 2017, në ora 04:25 ka ndodhur një lidhje e shkurtë në fushën e transformatorit TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, gjë që ka ndikuar në dëmtimin e fushës së transformatorit.
Si pasojë e kësaj, konsumatorët që furnizohen nga ana 10 kV e TR 1 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, ndërsa ana 35 kV është kthyer në furnizim pas 90 minutave.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a dhe KEDS bashkërisht kanë dalë në terren dhe po punohet intenzivisht për sanimin e gjendjes. Një pjesë e konsumatorëve të anës 10 kV pritet që të kyçen në furnizim me energji elektrike së shpejti, ndërsa pjesa tjetër gjatë pasdites së sotme.
Pas sanimit të gjendjes, komisioni i ekspertëve të KOSTT sh.a do të analizoj shkaqet e paraqitjes së lidhjes së shkurtër dhe do të bëjë raportimet përkatëse në pajtim me Kodin e Rrjetit.