27 Nëntor 2017 - Punimet në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Njoftohen qytetarët e rajonit të Lipjanit që për shkak të shkyçjes së transformatorit energjetik TR 1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Lipjani për të mundësuar krijimin e kushteve të sigurisë në punë gjatë realizimit të punimeve për rehabilitimin e këtij nënstacioni, po shkaktohen kufizime të shtuara në furnizimin me energji elektrike deri në 18 MWh/h.

KOSTT sh.a njofton që kjo fazë e punimeve të planifikuara për këto ditë që janë duke u realizuar në kuadër të projektit të KOSTT për rehabilitimin e NS 110/35/10 kV Lipjani do të përfundojnë sot me 27 nëntor 2017 në ora 19:00.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe institucionet që afektohen nga këto punime, dhe njofton që rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.