23 Nëntor 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”,  nga data 25 nëntor  ora 07:00 deri me 27 nëntor 2017 në orën 19:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR 1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Lipjani. Transformatorët TR2 dhe TR 3 mbeten në operim gjatë kësaj kohe.

Gjatë intervalit kohor të lartcekur, mund të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike nga NS Lipjani deri në 5MWh/h (varësisht nga ngarkesa).  
Rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët që afektohen nga këto punime.