5 Nëntor 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/KEDS(OSSH) në NS 110/10 kV Gjilani 5

Për të krijuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH) në Nënstacionin NS 110/10 kV Gjilani 5, me datë 5 Nentor 2017 (E Dielë), nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1.

Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar është 10 MW).
Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.