5 Nëntor 2017 - Punime për integrimin e mbrojtjeve rele në SCADA/EMS dhe RTU në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për integrimin e mbrojtjeve rele në sistemin e monitorimit dhe komandimit SCADA/EMS dhe RTU, me datë 05 Nëntor 2017 (E Dielë), nga ora 08:00 deri në orën 10:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 12 MWh/h).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.