26 Tetor 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, nga data 27 tetor 2017 (E Premtë) deri me 29 tetor 2017 (E Dielë), nga ora 07:00 deri në 19:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR 1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Lipjani. Transformatorët TR2 dhe TR 3 mbeten në operim gjatë kësaj kohe.

Gjatë intervaleve kohore të lartcekura, mund të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike nga NS Lipjani deri në 5MWh/h (varësisht nga ngarkesa).
Rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët që afektohen nga këto punime.