24 Tetor 2017 - Punime në kuadër të projektit për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS- NS 110/10 kV Deçan

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS, me datë 26 Tetor 2017 (E Enjte), nga ora 06:00 deri në 06:10, do të bëhet shkyçja e nënstacionit NS 110/10 kV Deçan për të bëre bartjen e ngarkesës nga transformatori energjetik T1 në transformatorin T2. Shkyçja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë testimit në paisjet e SCADA/EMS dhe RTU.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 10 minuta nga ora 06:00 deri në 06:10 (redukimi i parashikuar 12 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Deçanit.