18 Tetor 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Vushtrri 1

Njoftohen qytetarët që me datë 19 Tetor 2017, nga ora 10:00 deri në 14:00 KOSTTsh.a do të zhvillojë punime në Nënstacionin 110/35/10 kV Vushtrri 1 për sanimin e prishjeve të paraqitura në ndërprerës dhe ndarësa në fushën e transformatorit T1.

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, gjatë kohës së lartcekur do të bëhet ç’kyqja e transformatorit T1 dhe si pasojë, në fillim dhe mbarim të punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga NS Vushtrri 1, në kohëzgjatje prej 15 minutave respektivisht nga ora 10:00 deri në 10:15, si dhe nga ora 14:00 deri në 14:15. (parashikohen redukime 4MWh/h)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.