29 Shtator 2017 - Punime në kuadër të projektit për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS- NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS, me datë 01 Tetor 2017 (E Dielë), nga ora 11:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1. Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë testimit të mbrojtjes rele dhe SCADA/EMS..

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 30 MWh/h)).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajit për reduktimet që do të shkaktohen.