28 Shtator 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, nga data 30 shtator 2017 (E Shtunë) ora 07:00 deri me datë 1 tetor 2017 (E Dielë) ora 19:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR 1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Lipjani, derisa transformatori TR 3 mbetet në operim gjatë kësaj kohe.

Punimet për rehabilitimin e NS Lipjani, do të zgjasin deri në fund të vitit dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë edhe kërkesa të tjera për shkyçje të transformatorit TR1. Gjatë kohës së lartcekur, sipas Operatorit të Distribucionit (KEDS) linja 35 kV Magure-Parku i Biznesit do të jetë jashtë operimit, por KEDS ka ndërmarrë masat për furnizim alternativ të bizneseve nga linja 35 kV PP Kosova A-Parku Biznesit. Për shkak se kjo linjë ka kapacietet të kufizuar, gjatë kohës që TR1 do jetë jashtë operimit, në kohën e lartëcekur mund të ketë rënie të kualitetit të funizimit (ulje të tensionit).  

KEDS dhe KOSTT lusin për mirëkuptim nga bizneset dhe konsumatorët që afektohen nga këto punime.

Rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.