22 Shtator 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Gjakova 2

Me datën 24 Shtator 2017 (e Dielë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 08:00 deri në orën 11:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10 kV Gjakova 2. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e dëmtimit të ndarësit në anën 10 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet redukime 8 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.