20 Shtator 2017 - KOSTT merr pjesë në Seancën Dëgjimore për Shqyrtimin e Dytë Periodik Rregullativ

Nën organizimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), me 19 shtator 2017 në Prishtinë u mbajt seanca dëgjimore për Shqyrtimin e Dytë Periodik Rregullativ (SHPRR 2), ku para të pranishmëve u prezantuan kërkesat për të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM/MAR) nga Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes-KEDS.

Pas fjalës hyrëse të u.d. Kryesuesit të Bordit të ZRrE z.Arsm Janova i cili foli për qëllimin e shqyrtimeve shumëvjeçare të HLM dhe fjalës së udhëheqësit të Departmentit të Tarifave dhe Çmimeve në ZRrE z.Ymer Fejzullahu i cili njoftoi të pranishmit mbi procesin dhe metodologjitë mbi të cilat mbështetet aprovimi i HLM-ve, para të pranishmëve mbajti prezentim u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Kadri Kadriu.

z.Kadriu prezantoi të arriturat dhe performancën e KOSTT tani në përmbyllje të Periudhës aktuale 5 vjeçare rregullative, si dhe propozimet për të Hyrat e Lejuara  Maksimale për periudhën e ardhshme të mbështetura me arsyeshmërinë si për investimet e planifikuara kapitale ashtu dhe për kostot operative, gjithnjë duke pasur parasysh rolin kyç të KOSTT në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës.

Procesi i SHPRR 2 është iniciuar nga ZRRE më 15 maj 2017, ndërsa vendimi i Bordit të ZRRE për MAR pritet të merret deri me 15 mars 2018.

DSC 3476
2

 

Save

Save

Save