15 Shtator 2017 - Punime në kuadër të projektit “ Demontimi i shtyllave të pashfrytëzuara në linjat transmetuese”

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Demontimi i shtyllave të pashfrytëzuara në linjat transmetuese”, me datë 17 Shtator 2017 (E Dielë), nga ora 11:00 deri në ora 16:00, në sistemin e distribuimit të energjisë elektrike në rajonin e Ferizajit do të bëhen këto shkyçje:
-TS 10/04 kV - Te Shkolla Bibaj, drejtimi i fshatrave. (Parashihen Redukime 1 MW)
-TS 10/04 kV – Te Sadushi LP Komogllavë, drejtimi i fshatrave. (Parashihen Redukime 1 MW)
-TS 10/04 kV – Zyreja e vendit, fshati i vjetër LP Komogllavë. (Parashihen Redukime 1 MW)
-TS 10/04 kV – Rekaj, fshati i vjetër LP i qytetit. (Parashihen Redukime 1 MW)

Shkyçja është e domosdoshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë demontimit të përçuesve mbrojtës në shtyllat e pashfrytëzuara të largpërçuesit 220 kV, Kosovë - Maqedoni.

Gjatë kohës së lartëcekur qytetarët/institucionet, që furnizohen nga këto nënstacione do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.