14 Shtator 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 16 Shtator 2017 (E Shtunë) nga ora 08:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 (110/10kV) në nënstacionin NS 110/35/10 kV Lipjani.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori TR2 i NS 110/35/10 kV Lipjani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 14 MWh/h).
Më pastaj, nga ora 12:30 deri në 14:30 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 (110/35 kV) në nënstacionin NS 110/35/10 kV Lipjani.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori TR1 i NS 110/35/10 kV Lipjani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 12 MWh/h)
Shkycja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë përgatitjeve për montimin e transformatorit energjetik të ri (T3) në NS Lipjani.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit per rajonin e Lipjanit.