30 Gusht 2017 - Menaxhmenti i lartë i KOSTT priti në takim zv.Ambasadorin e RF të Gjermanisë z.Voss dhe delegacionin nga KfW

Menaxhmenti i lartë i KOSTT në krye me ud.Kryeshefin Ekzekutiv z.Kadri Kadriu, pritën sot në vizitë delegacionin e lartë nga Ambasada Gjermane udhëhequr nga zv.Ambasadori i Republikës Gjermane në Kosovë z.Jan Axel Voss dhe drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Kosovë dhe Maqedoni z. René Eschemann.

Në fokus të kësaj vizite ishte njoftimi i delegacionit gjerman me gjendjen aktuale të Sistemit Transmetues të Kosovës,ndikimin e investimeve të vazhdueshme në zhvillimin e rrjetit të transmisionit, me theks të posaçëm atyre të Qeverisë Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), ku kontributi i tyre në investime të përgjithshme është 35.19% si dhe në ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit,.

“Zhvillimi i sektorit të energjisë në Kosovë është një nga prioritetet e Ambasadës Gjermane”, theksoi zv.Ambasadori Gjerman z.Voss, dhe me këtë rast shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm edhe në të ardhmen.

Në takim, gjithashtu u diskutua në lidhje me sfidat me të cilat po përballet KOSTT si pasojë e mos implementimit të Marrëveshjes për Kyçje me ENTSO-E, sfidat aktuale të hapjes së tregut të energjisë në Kosovë që ka filluar këtë vit, si dhe mosfunksionalizimit të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, investim ky i realizuar në bashkëfinancim me KfW. Delegacioni gjerman, gjithashtu u njoftua edhe me progresin në integrimin e tregut të energjisë Kosovë-Shqipëri si dhe progresit në themelimin e bursës shqiptare të energjisë (APEX).

z.Kadriu, me këtë rast falënderoi Qeverinë Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e Sistemit Transmetues të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e KOSTT për të vazhduar me implementimin e projekteve të planifikuara të radhës, që përkrahen financiarisht nga Qeveria Gjermane, në mbështetje të rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

KM 30 gusht 2017 1
KM 30 gusht 2017 2
KM 30 gusht 2017 3
KM 30 gusht 2017 4
KM 30 gusht 2017 5