29 Gusht 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 30 Gusht 2017 nga ora 06:00 deri në 07:00 si dhe nga ora 16:00 deri në 16:30, do të bëhet shkyqja e NS 110/35/10 kV Lipjan. Shkycja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë realizimit te punimeve për montimin e transformatorit energjetik të ri (T3) në nënstacionin në fjalë.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohen redukime 25MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit per rajonin e Lipjanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.