25 Gusht 2017 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT në NS 110/35/10 kV Prizren 1

Sipas njoftimit të datës 4 gusht 2017, për të mundësuar vazhdimin e punimeve në kuadër të projekteve të KOSTT sh.a për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS dhe instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/ KEDS (OSSH), me datë 27 Gusht 2017, nga ora 05:00 deri në ora 13:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3 në NS 110/35/10 kV Prizren 1.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Prizren 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 10 MWh/h)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.