25 Gusht 2017 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Për të mundësuar punimet në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT sh.a, në nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1, me datë 27 Gusht 2017(e Delë) do të realizohen këto punime:
-Nga ora 00:00 në orën 05:00, do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik T1 dhe T2, për të mundësuar punimet në kuadër të projektit “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”. (redukimi i parashikuar 16 MWh/h)
-

Nga ora 05:00 deri në ora 13:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3, për të mundësuar punimet në kuadër të projektit për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS dhe instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/ KEDS (OSSH). (redukimi i parashikuar 10MWh/h)

Gjatë periudhave kohore të lartcekura, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35 kV Ferizaj 1, do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajit për reduktimet që do të shkaktohen, pasi që implementimi i këtyre projekteve është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Ferizajit.