22 Gusht 2017 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan, me datë 23 Gusht 2017 (e Mërkurë), në ora 00:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 kurse në orën 00:10 do të kyçet transformatori energjetik T1 në këtë nënstacion.

Qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10(20) kV Deçan do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minuta, nga ora 00:00 deri në 00:10. (redukimi i parashikuar 10 MWh/h)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.