18 Gusht 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 19 Gusht 2017 (E Shtunë) dhe 20 Gusht 2017 (E Dielë) nga ora 06:00 deri në 10:00 si dhe nga ora 13:00 deri në 17:00, do të bëhet shkyqja e linjës 10 kV Zjarrfikësat, linjë e cila furnizohet me energji elektrike nga NS 110/35/10 kV Lipjani.
Shkycja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë realizimit te punimeve për montimin e transformatorit energjetik të ri (T3) në NS 110/35/10 kV Lipjani.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga linja e lartëcekur 10 kV Zjarrfikësat, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit per rajonin e Lipjanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.