11 Gusht 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/KEDS (OSSH) në NS 110/10kV Klinë

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH) në NS 110/10 kV Klinë, me datë 13 Gusht 2017 (E Diel), nga ora 06:00 deri në orën 12:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në nënstacionin ne fjalë.

Gjatë këtij intervali kohor qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 10 MW).

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.