4 Gusht 2017 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT-NS 110/35/10 kV Prizren 1 dhe NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Për të mundësuar punimet në kuadër të projekteve të KOSTT sh.a për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS dhe instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes te KOSTT/ KEDS (OSSH), me datë 06, 13, 20 dhe 27 Gusht 2017, nga ora 05:00 deri në ora 13:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3, në NS 110/35/10 kV Prizren 1, si dhe shkyçja e transformatorit energjetik T3 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatorët energjetik T3 në nënstacionet e lartëcekura, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 10 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.