4 Gusht 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Prishtina 2

Me datën 06 Gusht 2017 (e Dielë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për te mundësuar intervenimin e domosdoshëm, nga ora 06:00 deri në orën 08:00, do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik T1 dhe T3 në NS 110/10 kV Prishtina 2. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e dëmtimit të zbarrave në anën 10 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga këto zbarra do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 14MWh/h)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.