31 Korrik 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/KEDS (OSSH)

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH) në NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me datë 01 Gusht 2017 (E Martë), në ora 06:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 (110/35kV), kurse në ora 06:10 linjat 35 kV Fushë Kosova, Badovci dhe Prishtina 2 do të kyçen në transformatorin energjetik T1 (110/35/10kV).

Gjatë këtij intervali kohor qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga ora 06:00 deri ne oren 06:10. (parashikohet 20 MW).

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.