21 Korrik 2017 - Punime në trasenë e Largpërçuesit 110 kV, LP 1809 NS 220/110 kV Prizreni 2-NS 110/35/10 kV Rahoveci

Me datë 23 Korrik 2017 (E Dielë), nga ora 08:00-11:00 si dhe nga ora 14:00 -17:00, do të realizohen punime për pastrimin/prerjen e vegjetacionit të rritur përgjatë trasesë së largpërçuesit të tensionit të lartë 110 kV, LP 1809 që lidhë Nënstacionin 220/110 kV Prizreni 2 me Nënstacionin 110/35/10 kV Rahoveci.
Gjithashtu, punime të njëjta do të realizohen edhe me datë 30 Korrik 2017 (E Dielë) nga ora 08:00-11:00 si dhe nga ora 14:00 -17:00.

Për të krijuar kushte të sigurisë në punë, largpërçuesi në fjalë do të ç’kyqet, prandaj gjatë intervaleve kohore të lartëcekura, qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 110/35/10 kV Rahoveci nuk do të kenë furnizim me energji elektrike (parashikohet 18 MWh/h).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.