10 Korrik 2017 - Punimet në kuadër të projektit “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”-reduktimet e zgjatura

Njoftohen qytetarët e komunës së Ferizajt se me datë 10 korrik 2017, temperaturat e larta atmosferike kanë shkaktuar nxemjen e transformatorit energjetik TR2 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, i cili ka qenë në punë gjatë periudhës sa janë realizuar punimet në transformatorin TR 1 në këtë nënstacion, në kuadër të projektit të KOSTT për rehabilitimin e stabilimenteve 35 kV. Si pasojë e kësaj, reduktimet në furnizimin me energji elektrike të parapara në NS Ferizaj 1 në kuadër të këtij projekti, kanë zgjatur më shumë se sa që është paraparë, deri në ora 19:00.

Punimet e parapara të KOSTT për dje kanë përfunduar dhe transformatori energjetik TR 1 është energjizuar me sukses në ora 21:56.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajit për reduktimet e shkaktuara, pasi që implementimi i këtij projekti është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Ferizajit.