7 Korrik 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Peja 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punëve të planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 9 korrik 2017 (E Dielë) nga ora 15:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 në NS 110/35/10 kV Peja 1.

Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar testimin e funksionimit të SCADA/EMS me Qendrën Dispeçerike Nacionale, për fushën e transformatorit TR2.
Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Peja 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashihet të redukohen 9MWh/h)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.