29 Qershor 2017 - Inaugurohet Asociacioni i Gruas në Sektorin e Energjisë në Kosovë

Me datë 27 Qershor 2017, në një ceremoni rasti u bë inaugurimi i Asociacionit të Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë- AGSEK, projekt ky i themeluar nga anëtaret e AGSEK përfshirë dhe KOSTT, me përkrahje të USAID (RePower) dhe që ka për qëllim fuqizimin e gruas në sektorin e energjisë në Kosovë.

Në mesin e përfaqësuesve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara,USAID dhe akterëve të tjerë të sektorit të energjsë, në këtë takim i ftuar për të mbajtur fjalim ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Mustafe Hasani i cili duke u falënderuar për ftesen ai foli për pozitën e femrës në KOSTT. Me këtë rast, z.Hasani foli rreth përfaqësimit të gruas në kompaninë që ai drejton ku një numër i konsideruar i femrave në këtë kompani mbajnë pozita menaxheriale. Ai gjithashtu u zotua për përkrahjen e këtij asociacioni dhe të femrave në përgjithësi në sektrorin e energjisë në Kosovë.

Në fund të ceremonisë, u shpërndanë certifikatat nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA, znj. Colleen Hyland për udhëheqës të mCircle dhe anëtaret themeluese të AGSEK.

Asociacioni i Grave n1 Sektorin e Energjis 1
Asociacioni i Grave n1 Sektorin e Energjis 2
Asociacioni i Grave n1 Sektorin e Energjis 3