5 Korrik 2017 - Punime në kuadër të projektit “ Demontimi i shtyllave të pashfrytëzuara në linjat transmetuese”

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Demontimi i shtyllave të pashfrytëzuara në linjat transmetuese”, me datë 6 korrik 2017 ora 11:00 deri në ora 13:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10kV Shkabaj. Shkyçja është e domosdoshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë demontimit të shtyllave të pashfrytëzuara të KOSTT.

Gjatë kohës së lartëcekur qytetarët/institucionet, që furnizohen nga kjo linjë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 1 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.