5 Korrik 2017 - Punime në kuadër të projektit “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”, nga data 6 korrik 2017 ora 08:00 deri me datë 10 korrik 2017 në ora 18:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR 1 në NS Ferizaj 1.

Gjatë kësaj periudhe kohore, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35 kV Ferizaj 1, do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike.

  • Nga ora 09 – 10 Redukuhen 4 MW
  • Nga ora 10 – 12 Redukuhen 6 MW
  • Nga ora 12 – 13 Redukuhen 4 MW

Kjo shkyçje është e domosdoshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë përfundimit të rehabilitimit të fushës 35 kV të transformatorit TR1.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajit për reduktimet që do të shkaktohen, pasi që implementimi i këtij projekti është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Ferizajit.