30 Qershor 2017 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Klinë

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit vjetor në NS 110/10(20) kV Klinë, me datë 02 Korrik 2017 (e Dielë) , nga ora 12:00 deri në ora 15:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë.

Gjatë kohës së lartëcekur qytetarët/institucionet, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 10 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.