16 Qershor 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 18 Qershor 2017 (e Dielë) nga ora 08:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyqja e Nënstacionit NS 110/35/10 kV Lipjani.

Shkycja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë realizimit te punimeve përgatitore për montimin e transformatorit energjetik T3 si dhe revitalizimin e stabilimenteve të tensionit të lartë 110 kV, në këtë nënstacion (parashikohet 30 MWh/h).
Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Lipjani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit per rajonin e Lipjanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.