15 Qershor 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e transformatorit TR2 në NS 110/10 (20)kV Skenderaj

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe Instalimi i transformatorit TR2, 40MVA në NS 110/10(20)kV Skenderaj”, me datë 17 Qershor 2017 (E Shtunë), nga ora 10:00 deri në ora 15:00, do të bëhet shkyçja e seksionit 2 të zbarrave 10kV në nënstacionin 110/10(20) kV Skenderaj. Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë gjatë përgatitjeve për montimin e transformatorit të ri TR2 në nënstacionin në fjalë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 5MWh/h)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.