14 Qershor 2017 - SEE CAO shpall konsultimet publike për rregullat e SEE CAO RrHA

SEE CAO shpall konsultimin publik për rregullat e SEE CAO RrHA që do të zgjas deri më 28 qershor.

Duke ndjekur “praktikat më të mira evropiane” të implementimit të hershëm të udhërrëfyesit për Alokimin e Kapaciteteve, OST-të e EJL dhe Zyra për Alokimin e Koordinuar në Evropën Juglindore (SEE CAO) kanë përgatitur një set të ri të rregullave në mënyrë që të zbatohen Rregullat e Harmonizuara të Alokimit (RrHA) në rajonin e EJL për procesin e ankandit në vitin 2018. Prandaj, SEE CAO dhe OST-të e EJL kanë përgatitur një set të rregullave me të cilat do të transpozonin “Të gjitha propozimet e TSO-ve për rregullat e harmonizuara të alokimit për të drejtat e afat-gjate të transmetimit në përputhje me Nenin 51 të Rregullores së Komisionit 8 EU) 2016/1719 të datës 26 shtator të vitit 2016 të cilat paraqesin Udhërrëfyesin për Alokimin e Kapaciteteve”, të ENTSO-E të datës 10 prill të vitit 2017 me një Shtojcë të veçantë për kufijtë e zonave ofertuese të servisuara nga SEE CAO për kryerjen e alokimit afat-gjatë të të drejtave të transmetimit (ankandet vjetore dhe mujore).

Meqenëse alokimi i përditshëm është përcaktuar në kuadër të udhëzimeve CACM (RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) 2015/1222 e datës 24 korrik 2015 duke krijuar një udhëzues për alokimi e kapaciteteve dhe menaxhimin e kongjestionit), e cila nuk është zbatuar ende nga asnjë prej kufijve të zonës së ofertimit të servisuara nga SEE CAO, prandaj SEE CAO do vazhdoj të kryej ankandet ditore eksplicite të koordinuara në përputhje me Rregullat për Alokimin eksplicit ditor të kapaciteteve për kufijtë e zonës së ofertimit të servisuara nga SEE CAO vl.0.

Dokumentet shtesë siç është Marrëveshja për pjesëmarrje, kushtet financiare, rregullat e nominimit dhe rregullat e sistemit të informimit janë përshkruar në RrHA dhe e përcjellin atë duke përcaktuar kushtet dhe afatet të cilat do të publikohen në webfaqen e SEE CAO.

Palët e interesuara ftohen që të japin sugjerimet, komentet dhe vërejtjet e tyre në formatin e bashkëngjitur deri më 28 qershor të vitit 2017 në e-mail adresën: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Dokumentet :
1_SEE CAO Specific Annex - Shkarko pdf icon
2_SEE CAO Daily Allocation Rules - Shkarko pdf icon
3_SEE CAO Participation Agreement - Shkarko pdf icon
4_SEE CAO Financial Terms - Shkarko pdf icon
5_SEE CAO Nomination Rules - Shkarko pdf icon
6_SEE CAO Information System Rules - Shkarko pdf icon
SEE CAO HAR Revision of Documents Template - Shkarko word icon