26 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e transformatorit TR2 në NS 110/10kV Burim (Istog)

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe Instalimi i transformatorit TR2, 40MVA në NS 110/10kV Burim”, me datë 28 Maj 2017 (E Dielë), nga ora 12:00 deri në ora 17:00, do të bëhet shkyçja e nënstacionit 110/10 kV Burim (Istog). Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë për montimin e transformatorit të ri TR2 në nënstacionin në fjalë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 8MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.