26 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Peja 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 28 Maj 2017 (E Dielë) në NS 110/35/10 kV Peja 1 nga ora 07:00 deri në ora 11:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 (110/35/10 kV). Shkyçja bëhet për të mundësuar vazhdimin e punimeve për rehabilitimin e Nënstacionit Peja 1.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ana 10 kV e këtij Nënstacioni, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashihet të redukohen 10MWh/h)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.