25 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve” NS 110/10 (20) kV Gjilan 5 dhe NS 110/10 (20) Skenderaj

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve/Projekti AC/DC”, me datë 27 maj 2017 (E Shtunë) do të realizohen punimet në:

-NS 110/10 (20) kV Gjilani 5, nga ora 10:30 deri në orën 11:30, do të bëhet shkyçja e daljeve 10 kV (J16 deri në J25), nga ora 12:00 deri në orën 12:30 shkyçja e daljeve (J11 deri J15), si dhe nga ora 13:00 deri në 13:30 do të bëhet shkyçja e daljeve (J06, J07, J08 dhe J10).
Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto dalje do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 3 MWh/h, në secilin rast).

-NS 110/10 (20) Skenderaj, nga ora 8:30 deri në ora 09:00, do të bëhet shkyçja e zbarrave 35 kV. Gjatë kësaj kohe një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS Skenderaj do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 5 MWh/h).

Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar lidhjet në sistemin e ri ndarës DC në mes të KOSTT dhe KEDS. Sistemi i pavarur AC/DC do të eliminoj interferencat e mundshme të veprimeve jo korrekte të sistemeve të mbrojtjeve rele, të telekomunikimit, të matjeve dhe sistemit SCADA/EMS.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.