24 Maj 2017 - KOSTT ndër kompanitë e para publike vendore që certifikohet me ISO 14001:2015, OHSAS 18001:2007 si dhe ISO 9001:2015

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a, ka pranuar tri certifikata ndërkombëtare nga kompania britaneze QEC-EAS International Control and Certification.
KOSTT u çertifikua për herë të parë me Standardin e Menaxhimit Mjedisor ISO 14001:2015 si dhe Standardin e Sigurisë dhe Shëndetit në punë OHSAS 18001:2007, derisa që nga viti 2010 KOSTT është çertifkuar në mënyrë të vazhdueshme me standardin ndërkombëtar për menaxhim të cilësisë ISO 9001:2008, derisa tani u certifikua me versionin më të ri të këtij standardi ISO 9001:2015.

Me këtë, KOSTT bëhet kompania e parë publike në Kosovë e certifikuar me këto tri standarde ndërkombëtare të cilësisë.
Këto certifikata të vlerësuara globalisht, dëshmojnë përkushtimin e KOSTT për ngritjen e cilësisë së punës dhe ekselencës së biznesit në përputhje me standarde të përcaktuara ndërkombëtare.
Standardi ISO 14001:2015, është standardi më i njohur ndërkombëtar i cili i përcakton kriteret sipas të cilave kompanitë e vendosin sistemin e menaxhimit mjedisor të veprimtarisë së tyre. Në pajtim me standardin ISO 14001:2015 si dhe në pajtim me legjislacionin vendor, KOSTT aplikon kornizën e kritereve të përcaktuara për të identifikuar, kontrolluar dhe monitoruar aspektet dhe ndikimet mjedisore të veprimtarisë së vet.
Ndërsa, përmes aplikimit të kritereve të standardit të njohur ndërkombëtar OHSAS 18001:2007 dhe në pajtim me legjislacioni vendor, KOSTT ka siguruar mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm për të gjithë punonjësit, kontraktorët dhe vizitorët të cilët përdorin hapësirat dhe pajisjet e KOSTT me qëllim të parandalimit të lëndimeve dhe ruajtjes së shëndetit.
Në përkushtimin e vazhdueshëm për ngritjen e cilësisë së punës dhe me qëllim të zbatimit efikas, përmbushjes së kërkesave ligjore, rregullatore dhe palëve të interesit si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të punës, KOSTT ka ndërtuar dhe mirëmban Sistemin e Integruar të Menaxhimit (SIM), duke përfshi Standardin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015, Standardin e Menaxhimit Mjedisor ISO 14001:2015 si dhe Standardin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë OHSAS 18001:2007.

 

Certifikata-ISO-14001-2015 Certifikata-BS-OHSAS-18001-2007 Certifikata-ISO-9001-2015