19 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”, me datë 22 Maj 2017 (E Hënë) nga ora 06:00 deri në orën 08:00 do të bëhet shkyçja e stabilimenteve të anës 35 kV në Nënstacionin Ferizaj 1.

Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët /institucionet që furnizohen nga NS 110/35 kV Ferizaj 1 në nivelin 35 kV, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 30 MWh/h).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajit për reduktimet që do të shkaktohen, pasi që implementimi i këtij projekti është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Ferizajit.