19 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve” NS 110/10 kV Berivojcë

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve/Projekti AC/DC”, në NS 110/10 kV Berivojcë, me datë 20 Maj 2017 (E Shtunë), nga ora 09:00 deri në orën 10:30, do të bëhet shkyçja e seksionit të parë të zbarrave 10kV (daljet J01 deri në J08) si dhe nga ora 11:00 deri në orën 12:30 do të bëhet shkyçja e seksionit të dytë të zbarrave 10 kV (daljet J09 deri J17).

Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto zbarra do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar lidhjet në sistemin e ri ndarës DC në mes të KOSTT dhe KEDS. Sistemi i pavarur AC/DC do të eliminoj interferencat e mundshme të veprimeve jo korrekte të sistemeve të mbrojtjeve rele, të telekomunikimit, të matjeve dhe sistemit SCADA/EMS.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.