12 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 14 Maj 2017 (e Dielë) nga ora 07:00 deri në 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në 18:00 do të shkyqet transformatori energjetik T1 në NS 110/35/10 kV Lipjani.

Shkycja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë realizimit te punimeve per rehabilitimin e këtij nënstacioni.

Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS Lipjani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit per rajonin e Lipjanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.