12 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/KEDS (OSSH)

Për të mundësuar punimet përfundimtare në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH), me datë 15 Maj 2017 (E Hënë), nga ora 10:00 deri në ora 10:15 do të bëhet ç’kyçja Nënstacionit 110/35/10 Vushtrri 1. Ç’kyçja është e nevojshme për të mundësuar kthimin e konsumit të këtij nënstacioni nga NS Mitrovica 2, pas përfundimit të punimeve në kuadër të projektit në fjalë.

Gjatë këtij intervali kohor prej 15 minutave qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35/10 Vushtrri 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 5 MW).

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.