12 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Peja 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 14 Maj 2017 (E Dielë) në NS 110/35/10 kV Peja 1 nga ora 07:00 deri në ora 10:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 (110/35 kV) ku pritet të redukohen 8 MW, ndërsa nga ora 07:00 deri në ora 12:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 (110/35/10 kV), ku pritet të redukohen 10 MW.

Shyçja bëhet për të mundësuar vazhdimin e punimeve për rehabilitimin e Nënstacionit Peja 1.
Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.