10 Maj 2017 - Punime për integrimin e mbrojtjeve rele në SCADA/EMS dhe RTU në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për integrimin e mbrojtjeve rele në sistemin e monitorimit dhe komandimit SCADA/EMS dhe RTU, me datë 12 dhe 13 Maj 2017, nga ora 05:00 deri në 09:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit T3 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1. Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë për integrimin e mbrojeve rele në SCADA/EMS..

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 10 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.